Kampionët e botës mbërrijnë në Argjentinë, festa…

pas kurorëzimit me titullin kampion bote në Katar të dielën, Kombëtarja e Argjentinës fluturoi dhe zbarkoi në orë 2:17 të mëngjesit të së martës në Buenos Aires. Mbi një mjet të hapur dhe të stilour me simbolet e kombit miliona tifozë mirëpriten heronjtë e tyre që kthyen trofeun në shtëpi pas 36 vitesh.

Skuadra u kthye në kryeqytet me një fluturim nga Roma, me festën që vazhdoi edhe në bord. Kur ata arritën në Aeroport shumë media dhe mbështetës i prisnin me një protokoll të mirëmenduar festiv.

Ndërkaq e marta në Argjentinë u shpall festë kombëtare, me skuadrën që pas pushimit do pritet në institucionet më të larta shtetërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!