Di Maria i tha bashkëshortes para finales: Do bëhëm kampion Bote

Ishte njeriu i finales. Di Maria u pushtua nga lotët gjatë ndeshjes me Francën por ai parandjeu trofeun si kampion Bote.

Angel di Maria kishte parashikuar gjithçka. Jorgelina Cardoso, bashkëshortja e futbollistit të Juventusit, ndau në rrjetet sociale një imazh të shkëmbimit të mesazheve që pati me lojtarin një ditë para finales.

Në këtë bisedë, ish-lojtari i Real Madridit dhe PSG-së u tregua i sigurt për fitoren e Argjentinës dhe golin e tij ndaj Francës:

“Do të bëhem kampion bote, dashuria ime. Është e shkruar. Dhe do të shënoj. Sepse është e shkruar, ashtu siç ka ndodhur në Maracana dhe Wembley. Shijojeni nesër, sepse ne do të jemi kampionë bote. Të 26 (futbollistët-red) që janë këtu e meritojnë dhe familjet e tyre gjithashtu.”

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!