Benzema mbyll me kombëtaren

Fituesi i ‘Topit të Artë’, Karim Benzema, ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja franceze e teknikut Didië Deshamps.

Sulmuesi 35 vjeçar i Realit një ditë pas finales Argjentinë-Francë postoi në Twitter lajmin për tërheqjen nga ‘Gjelat’.

Ai shkruan:

“Kam bërë përpjekje dhe kam bërë gabime për të qenë ky që jam sot. Dhe unë jam krenar për këtë. Kam shkruar historinë time dhe historia jonë po merr fund”, ka shkruar Benzema.

Karim Benzema u kthye në kombëtaren franceze pas një pauze të gjatë në 2021 por pak nga starti i Botërorit katar 2022′ u dëmtua duke mbetur jashtë fushe.

Në total, Karim Benzema pati 97 paraqitje për kombëtaren franceze. Sulmuesi shënoi 37 gola dhe dha 20 asistime. Për tu evidentuar fakti që së bashku me Zidan dhe të tjerë emra të mëdhenj të Francës refuzoi të përfshihej në listen e delegacionit francez për të ndjekur finalen e djeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!