Sauthgejt deri në 2024 në krye të Anglisë

Garet Sauthgejt mbetet trajner i Anglisë deri në përfundimin e Kampionatit Europian 2024.

Sipas Sky Sports, raportimet e ditëve të fundit se Sauthgejt është “i bindur” për të vazhduar në “timonin” e “Tre Luanëve” janë të vërteta. Trajneri 52 vjeçar anglez synon të informojë Federatën për vendimin e tij përpara Krishtlindjeve.

Më herët, në një takim me bosët e FA, trajneri kërkoi kohë për të menduar për të ardhmen e tij pasi Anglia u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës 2022 nga Franca.

“Këto gara ju heqin shumë”, tha trajneri pas eliminimit të kombëtares nga Franca teksa shtoi: “Kjo ndodh (duke menduar për gjëra të caktuara) pas çdo turneu dhe kjo është gjëja e duhur. Nuk dua të kaloj katër, pesë muaj në “vijën e parë” duke menduar se kam bërë një gabim. Është shumë e rëndësishme që të gjithë ta bëjnë këtë”.

Pas bisedimeve me familjen, Sauthgejt ishte i bindur se duhet të qëndronte në rolin e tij pasi kontrata e tij me FA zgjat deri në Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.

Që kur mori drejtimin e Anglisë në vitin 2016, trajneri i ka udhëhequr ata në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalen e Euro 2020 përpara se eleminohej nga Franca në Kupën e Botës që ul siparin sot me finalen Argjentinë- Francë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!