Finalja ‘Katar 2022’/ Do të ketë vetëm një …mbret

  • Argjentina dhe Franca vinjë në finale me nga dy tituj botërorë të fituar. Shtypi ndërkombëtar fokusohet te dueli Mesi- Mbape…

Finalja e Kupës së Botës sot në ‘Luasil’ (Katar) mes Argjentinës dhe Francës në orën 16:00, pritet të jetë një ndër finalet më të kërkuara të botërorëve të fundit.

Pritet një duel i ndezur me dy shkolla të ndryshme futbolli që kërkojnë me insistim trofeun e 22-të në planet.

Si Argjentina ashtu dhe Franca janë njësuar me dy yjet respektivë, njëri në perendim e tjetri në lindje. Ata janë Lionel Mesi në atë që mund të koniderohet si tentativa e fundit e 7-të herë fituesit të ‘Topit të Artë’ për të fituar trofeun e vetëm që i mungon, Kupën e Botës dhe Kilië Mbape gjeniut të ri të futbollit botëror i cili provoi në 2018-ën sa rëndon pesha e këtij trofeu.

Në fakt, shtypi i ditës në të mëdhatë sportive nuk bën perjashtim. Mesi- Mbape figuron në çdo ballinë të faqeve të para. Titujt ‘luajnë’ ndjeshëm me dy lojtarët e PSG-së. Spanjollja AS godet me: ‘Do të ketë vetëm një mbret’.

L’Equipe teksa i vendos përballë trofeut shkruan: ‘Për përjetësinë’. Ndërkohë Mundo Deportivo shton faktin se do të ketë një finale të numrave 10-të./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!