Finalja Argjentinë- Francë në ‘Qytetin e së Ardhmes’

Argjentinë-Francë në epilogon e Kupës së Botës në ‘Katar 2022’. Dy finalistët sot në stadiumin ‘Lusail Stadium’ (16:00 ora e Shqipërisë) me kapacitet prej 88 966 vendesh i vendosur ne veri të Dohas në një distancë prej 14 milje larg.

Në ‘Qytetin e së Ardhmes’ (kështu konsiderohet qyteti Lusail) në kërkim të çatisë së botës në futboll, Argjentina e Lionel Mesit dhe Franca e Kilië Mbape.

‘Albiceleste’ e cila pasi humbi ndeshjen hapëse kundër Arabisë Saudite (1-2), ka fituar gjithmonë deri në në finale. Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të botës, janë në kërkim të trofeut të dytë radhazi (të tretin në histori) për të arritur Brazilin e viteve 1958 dhe 1962.

Për Francën do të jetë finalja e katërt në Kupën e Botës (2 fitore nga 3), për ‘Albiceleste’ do të jetë finalja e gjashtë në historinë e saj (2 fitore nga 5).

Nëse te Argjentina, Mesi dëshiron të përshëndesë kombëtaren dhe karrierën e tij me trofeun e lakmuar, edhe te ‘Gjelat’ futbollistë si Zhiru kanë të njëjtën ndjesi …lamtumire.

Polaku Szymon Marsiniak do të jetë arbitri i përcaktuar nga FIFA për të gjykuar këtë finale të 18 dhjetorit 2022./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!