Erzeni-Partizani gati në ‘Niko Dovana’, formacionet

Një tjetër sfidë e javës së 13-të të Abissnet Superiore do të startojë pas pak minutash. Erzeni dhe Partizani zbresin në “Niko Dovana” me synim fitoren.

Në takimin e parë të këtij sezoni mes tyre shijakasit surprizuan duke fituar 0-1 teksa “Të Kuqtë” kanë sot mundësinë të ndalin vrullin e Erzenit.

Vetëm 2 pikë ndajnë skuadrat në tabelën e klasifikimit me Partizanin që mban vendin e dytë me 22 pikë dhe shijakasit 1 shkallë më poshtë me 20 pikë.

Këto janë dhe formacionet zyrtare me të cilat kanë zgjedhur ta startojnë sfidën trajnerët Kolela dhe Kapllani.

Formacionet zyrtare:

Erzeni: Xhika, Kadriu, Iljazi, Sadiki, Enk, Peposhi, Kriviçiç, Mehmeti, Alan, Amir, Nonato. Tr: Xhevahir Kapllani

Partizani: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Atanasovski, Rrapaj, Matondo, Murataj, Cara, Skuka, Mensah. Tr: Xhovani Kolela/S.Gjidaj-Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!