Ronaldo mohon kalimin te Al Nasr

Sot, Kristiano Ronaldo është një lojtar pa asnjë kontratë. I falenderuar nga Mançester Junajtid pak ditë më parë, aktualisht është i fokusuar në Botërorin me Portugalinë, do të duhet të gjejë një klub të ri.

Nëse ka shumë zëra për CR7, Naser Al-Kelaïfi presidenti i PSG-së ka lëshuar një njoftim të madh për portugezin.

Në margjinat e këtij Botërori, e ardhmja e Kristiano Ronaldos trazon tregun e transferimeve. Dhe për arsye të mirë… Pas prishjes së kontratës me Mançester Junajtid portugezi është i lirë dhe kërkon një klub të ri. I kaluar së fundi te Al Nasr në Arabinë Saudite, Kristiano Ronaldo mohoi: “Jo nuk është e vërtetë”. Për ta raportuar është ‘Le 10 Sport’.

Sakaq, Marca spanjolle shkroi ditë më parë se 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’ pritej të nënshkruajë një kontratë 2.5 vjeçare me klubin e Arabisë Saudite, Al Nasr në fillim të vitit 2023 për një shumë marramendëse eurosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!