Portugali-Zvicër mbyll turin, Spanja paraprin me Marokun

Botërori ‘Katar 2022’ do të luajë sot dy sfidat e fundit me eleminim të drejtpërdrejtë të skuadrave që kërkojnë fazën çerekfinale.

Kështu në ‘Education City Stadium’ (Al Rayan) me start orën 16:00 përballja Marok-Spanjë e cila do të drejtohet nga argjentinasi Fernando Rapalini. Nuk raportohet për mungesa në kampet respektive.

Pak orë më vonë supersfida Portugali-Zvicër. Ky duel do të zhvillohet në impiantin me kapacitetin më të madh në Katar, ‘Lusail’ (88 966 vende) dhe ka si start orën 20:00. Ky takim i është besuar të gjykohet meksikanit 38 vjeçar Çezar Arturo Ramos.

Te Portugalia të dëmtuar Danilo Periera,Otavio dhe Nuno Mendesh ndërsa te helvetët tekniku Murat Jakin i ka të gjithë gati.

16:00

Marok- Spanjë

20:00

Portugali-Zvicër/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!