Bento i bashkohet trajnerëve të larguar

Trajneri i Koresë së Jugut, Paulo Bento pas ndeshjes së humbur 4-1 ndaj Brazilit deklaroi se do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses aziatike.

Portugezi sqaroi për mediet pas këtij takimi se vendimin e tërheqjes e ka marrë që në shtator.

Pjesëmarrja jonë përfundoi këtu dhe tani është koha të mendoj për të ardhmen, e cila nuk do të kalojë nga kombëtarja koreane. Do të pushoj dhe pastaj do të shoh se çfarë do të bëj.

Sapo ua komunikova lojtarëve, presidentit, është një vendim që e kam marrë që nga shtatori, sot përfundova vetëm duke e konfirmuar dhe duke falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe për gjithçka që dhanë.”-tha portugezi.

Më herët u larguan trajneri i Meksikës Tata Martino dhe ai i Belgjikës Roberto Martinez./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!