‘Tre Luanët’ “kafshojnë” tri herë…

Botërori ‘Katar 2022’: Angli – Senegal 3-0

Anglia është skuadra që do të përballet me Francën në çerekfinalen e dytë të ‘Katar 2022’. Fitorja e pastër 3-0 ndaj Senegalit dërgon “Tre Luanët” në fazën tjetër.

Dominim dhe lojë e bukur nga anglezët që e vonuan disi golin e parë. Në minutën e 38′-të ishte Henderson që kaloi përpara europianët e në të tretën e shtesës gjatë fraksionit të parë Kejn mendoi për të dyfishuar.

Për të tretin të vërtetin Saka do të realizonte në pjesën e dytë duke vulosur përfundimisht rezultatin e sfidës dhe fitoren e evropianëve.

Kështu, në çerekfinale presim një përballje “titanësh” mes Anglisë dhe Francës, ndeshje që mund të konsiderohet dhe një finale e parakohshme e këtij Botërori surprizash./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!