Franca fluturon në çerekfinale, Mbape mbi ‘Re’

  • Për të parë Francën më të mirë ndoshta duhet pritur ende por me Mbape e Zhiru në majë dhe me Grizman nga prapa, Kombëtarja transalpine shfaqet e frikshme.

Kupa e Botës, ‘Katar 2022’:

Francë- Poloni 3-1

Për Kupën e Botës 2022, përballja e Francës në sfidën e parë me eleminim të drejtpërdrejtë me Poloninë tregoi dhe njëherë fuqinë e kampionëve në fuqi duke dhuruar spektakël e shënuar gola të shumtë.

Në fazën për 1/8-at skuadra e Deshamps mundi 3-1 Poloninë dhe kaloi në çerekfinale.Ajo do të përballet me fituesin Angli-Senegal e cila luan në mbrëmje (20:00).

Ndërkohë, në stadiumin ‘Thumama’ në Doha, teksa luhej finishi i fraksionit të parë Oliver Zhiru arriti të shënojë pas asistimit të Mbape duke dërguar francezët në epërsi në dhomat e xhveshjes.

Në të dytën skenën e merr Kilian Mbape me yllin e PSG-së i cili realizon dy gola të tjerë e mbyllur llogaritë e kualifikimit. Në fund, një penallti e shënuar nga Levandovski (goditi dy herë pas faullit në ekzekutim) i sherbeu kësaj Polonie mjaft të dobët vetëm për statistikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!