Ndeshjet e fundit në grupe, sytë nga Zvicëra

Me ndeshjet e sotme, në total 4-ër, mbyllet cikli i fazës së takimeve në grupe të Botërorit ‘Katar 2022’.

Në fushë, në dy fasho oraresh 16:00 dhe 20:00 duelet : Kore e Jugut-Portugali dhe Ganë- Uruguaji për Grupin H si dhe Kamerun- Brazil e Serbi- Zvicër për Grupin G.

Në ndeshjet e orës 16:00 do të luhet për biletën e vetme të mbetur pasi Portugalia e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ve. Gana ka tri pikë dhe do takohet me Uruguain (1) i cili do duhet të fitojë me dy gola diferencë për të qenë ajo skuadra e dytë. Gjithnjë nëse Koreja e Jugut nuk i bën “gjëmën” Portugalisë.

Ndërkohë te Grupi G i cili mbyll këtë fazë kualifikuese në grupe teksa luhet në 20:00 vemendje e shtuar te supersfida Serbi- Zvicër. Serbet e kanë të detyruar fitoren pasi kanë 1 pikë në dy takime ndërsa Zvicëra ‘shqiptare’ mund të mjaftohet me një barazim për të shoqëruar Brazilin për në takimet me eleminim të drejtpërdrejtë.

E gjitha e varur dhe nga ndeshja Kamerun- Brazil pasi nëse fiton Kameruni, Zvicrës mund të mos i mjaftojë një pikë. Ndeshja Serbi-Zvicër i është besuar për gjykim argjentinasit Fernando Rapalini.

Grupi H: 16:00

Kore e Jugut-Portugali

Ganë- Uruguai

Grupi G: 20:00

Kamerun- Brazil

Serbi-Zvicër

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!