Eleminimi/ Myler mbyll me Gjermaninë

Me Gjermaninë fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil, Myler lamtumirë Kombëtare.

Pas eleminimit të turpshëm të Gjermanisë në fazën e grupeve në ‘Katar 2022’, njëri nga ikonat e pancerave, Tomas Myler njoftoi tërheqjen definitive

“Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë. Ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”.

“Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm. Kemi një ndjenjë pafuqie”-tha ai pas ndeshjes.

Në fakt, vetë lojtari i Bajernit nuk dha atë që pritej në këtë kompeticion. Sikundër e gjithë skuadra gjermane e cila për të dytin Botror radhazi eleminohet që në grupe./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!