UEFA hap hetim për Juventus

Nuk ka paqe te klubi i famshëm italian Juventus. Pas largimit të Anjelit dhe stafit të tij, hetimëve nga brenda Italisë, ja te vjen dhe lajmi për ta hetuar edhe nga drejtësia europiane e futbollit.

Mësohet UEFA ka hapur një hetim ndaj Juventusit për shkelje të Fair Play-it financiar (FPF) pas akuzave të prokurorit të Torinos dhe Consob ndaj klubit bardhezi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë UEFA me anë të një shënimi. “Dhoma e Parë e CFCB (Organi i Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s, red) hapi sot një hetim zyrtar kundër Juventus FC për shkelje të mundshme të rregullave për licencimin e klubeve dhe lojën e ndershme financiare.

Hetimi nga Dhoma e parë e CFCB do të fokusohet në shkeljet e pretenduara financiare të bëra publike së fundmi pas procedurave të kryera nga Consob dhe Prokuroria Publike e Torinos”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!