Valencia: Dua të jem ndaj Senegalit

Edhe pse 33 vjeç dhe aktivizohet në Turqi me Fenerbahçen, sulmuesi me bluzën numër 13-të të Ekuadorit, ka marrë vemendje maksimale në Katar 2022.

Ai udhëheq kombëtaren surprizë ndërsa kryeson listën e golashënuesëve me tre gola në dy takime. Një dëmtim i dytë i tij në pak ditë, vendos në pikëpyteje ndeshjen e radhës.

“Dëshiroj të ndihmoj Ekuadorin tim, të martën. Shpresoj të jem në fushë kundër Senegalit”: Ener Valencia, golashënuesi më i mirë aktual i Kupës së Botës në Katar, nuk dorëzohet pavarësisht se dje, gjatë ndeshjes 1-1 me Holandën, doli me barelë për shkak të një dëmtimi në gju.

“Duam të vazhdojmë të ëndërrojmë të mëdha. Për ne, ndeshja kundër Senegalit do të jetë si një finale dhe shpresoj shumë që të jem në fushë”,tha sulmuesi ekuadorian./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!