Irani arreston futbollistin

Autoritetet iraniane kanë arrestuar futbollistin e njohur Voria Ghafouri me akuzën se “ka fyer dhe cenuar reputacionin e kombëtares dhe se ka bërë propagandë” kundër shtetit.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Fars. Në vitet e kaluara, Ghafouri ka luajtur për kombëtaren iraniane, por nuk është në skuadër për Botërorin aktual në Katar.

Mësohet se futbollisti është arrestuar pas një seance stërvitore të skuadrës së tij Foolad Khuzestan me vendim gjyqësor.

Në të kaluarën, Ghafouri ka kritikuar rregullisht problemet e përgjithshme shoqërore në Iran në mediat e tij sociale. Për ta raportuar lajmin Sportmediaset./Foto:Twitter//Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!