Verstapen fiton garën e fundit, Fetel lamtumirë F1
Në Abu Dabi, kampioni i botës për të dytin vit radhazi Maks Verstapen nuk lë vend për diskutime. Piloti i Red Bull i nisur nga pole position, zhvilloi një garë nën diktatin e tij duke arritur të mbyll në vend të parë.
Vendi i dytë për pilotin nga Principata e Monakos Sharls Leklerk. Makina e tij Ferrari u pozicionua pas holandezit ndërsa meksikani Serxhio Perez me Red Bull, arriti të plotësojë podiumin duke u renditur i treti.
Ndërkohë në garën e fundit të këtij Botërori në F1, spanjolli Karlos Sainz zuri vendin e 4 përpara Xhorxh Rasëll i cili kapi vendin e 5-të.
Vendi i dytë për konstruktorë falë filozofisë së ndjekur nga Ferrari i takoi ‘kokëkuqes’ nga Maranelo. Vetëm vendi i dhjetë për Sebastian Fetel në garën e fundit të tij në Formula 1.