Testi/ Belgjika befasohet nga Egjipti, Salah bën liderin…

Belgjika, Kanadaja, Kroacia dhe Maroku. Këto janë 4 skuadrat e ‘Katar 2022’ të Grupit F që nisin ndeshjet e tyre më 23 nëntor.

E nëse Serbia fioi 1-5 sot ndaj Bahrenit në miqësore para se Kupa e Botës të startojë më 20 nëntor, befasia në këto teste e ka emrin Belgjikë.

Skuadra e spanjollit të ‘Djajëve të Kuq’ Roberto Martinez u mund sot në Kuvajt 1-2 nga Egjipti i Mohamed Salah.

Fillimisht një gabim i De Brynje në hyrje të zonës, i dha mundësinë Mostafa Muhamed të godasë nga jashtë zone për të mundur portierin Kurtua (33′). Më pas skenën e merr sulmuesi egjiptian i Liverpulit Mohamed Salah teksa jep një superasist për Trezeguet (46′) për ti dërguar shifrat në 2-0.

Goli i vetëm i belgëve erdhi në minutën e 76′ realizuar nga sulmuesi i Lens, Openda. Një zhgënjim i madh i skuadrës europiane e cila pavarësisht se luajti me formacion titullar, nuk arriti të ndalë triumfin e Egjiptit./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!