Impakti/ Dhuroi spektakël në Tiranë, Italia i kënaq të gjithë
U mbyll me fitoren 1-3 për Italinë miqësorja e luajtur në ‘Air Albania Stadium’ të mërkurën në mbrëmje. Shqipëri- Itali dhuroi për afro 20 000 të pranishëm në impiantin modern shqiptar magjinë e madhe të një dueli futbollistik.
Katër gola dhe 5 shtylla, për më tepër loja dinamike në fushë në berthamë të së cilës ishte antagonizmi sportiv ia rriti vlerat sfidës mes vendeve që i ndan Adriatiku.
Natyrisht, kompozimi i fundit nga Mançini si dhe performanca në fushë e futbollistëve ‘Axurrë’ ku të shkëlqyerit ishin Bastoni, Zaniolo, Grifo apo Skalvini nuk e zbehin aspak lojën e mirë të Shqipërisë me atë performancë ndaj 4 herë kampionëve të Botës.
Ndërkaq mediat italiane duket se kanë mbetur mjaft të kënaqura nga skuadra e tyre. E madhja e vendit fqinj ‘Corriere dello Sport’ shkruan sot në ballinë: ‘Italia për Katar’ duke përligjur definitivisht atë që të kaltërit shfaqen në Tiranë.