Duka/ Tifo për Milan, Reja ka bërë mirë, pas Armenisë vendosim

Armand Duka, presidenti i FSHF-së për Tuttomercatoweb tha sot mes të tjerave se bën tifo për Milanin dhe se Brojën e dëshiron aty. Sikundër shton se si Broja ashtu dhe Asllani duhet të marrin më shumë minuta.

Për trajnerin Reja, kontratën e tij, tha:

A do të jetë ai ende trajneri juaj?
“Ne e lamë Rejën të qetë për këto dy ndeshje kundër Italisë dhe Armenisë, pa bërë asnjë diskutim. Pas kësaj do të ulemi rreth një tavoline dhe do të diskutojmë”.

Nëse nuk do të jetë Reja, do merrni një trajner italian tjetër?
Ndoshta po ndoshta jo. Nëse nuk është Reja duhet të analizojmë…

Nuk kemi kandidatë për momentin. Italianët fillojnë pak më vonë, sepse ne kemi gjysmën e ekipit që luan në Itali dhe të gjithë flasin gjuhën. Dhe pastaj e juaja është një shkollë e madhe, sigurisht që këto janë themele të rëndësishme”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!