Dy gola në shtëpi të re, Skuka merr ftesë nga Kombëtarja
Xhulino Skuka ishte njeriu i ndeshjes në Partizani- Bylis 2-1. Golat e tij në të 18-ën me penallti (fituar nga vetë dibrani) dhe në të 63-ën ndihmuan të kuqtë të nisin me këmbë të mbarë aventurën futbollistike në impiantin e ri në Tufinë.
Goli i dytë i numërit 9-të mahniti të gjithë teksa pasi mori një top nga Cara u spostua në fundore dhe pasi shmangu portierin Teqja nga një kënd thuajse i pamundur depozitoi në rrjetë. Për kopertinë…
Merr ftesë nga Reja për ndeshjen me Italinë (së bashku me Carën).
Pas ndeshjes për mediat Skuka u shpreh:
Dygolëshi i parë në kampionat dhe ftesa me kombëtaren…“Jam i kënaqur, nuk e di pse sma bëri Reja ftesën më parë, por ma bëri surprizë.”
Goli dytë?: “Nuk është hera e parë që shënoj nga kënd i pamundur, kam shënuar edhe te Korabi. Me Dinamon i kam realizuar edhe Tiranës. Është hera e dytë që shënoj te Partizani nga ky kënd”.
11 metërshi? “Hoti më tha për penalltinë, por i thashë le ta gjuajë unë të dytën gjuaje ti, por më përkrahu, më tha gjuaje qetë.Nuk rrëzohem kot në zonë, nuk jam amator. Gjyqtari më tha do e shikoj në VAR, po se ka parë. Do kisha bërë 3 gola dhe do kisha marrë topin”.
Gara me Xhixhën? “Me Xhixhën kemi vendosur që të shënojmë sa më shumë gola. Xhixhës i uroj sa më shumë gola dhe atij. E di dhe ai që po vij. Me ndihmën e Zotit do të shënoj edhe në Kombëtare”.