Milan e Mançester Junajtid fitore në frymën e fundit, Europa …zien

Sara Gjidiaj
Magjia e ndeshjeve në kampionatet elitare të Europës nuk mungoi as sot. Premier League, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 dhuruan gola dhe emocione pafund.
Për ta nisur me Anglinë, aty ku Mançester Junajtid siguroi fitoren në frymën e fundit ndaj Fullham. Eriksen shënoi për “Djajtë e Kuq” por Xhejms barazoi shifrat në pjesën e dytë.
Heroi i sfidës ishte padyshim Garnaço ndërsa në minutën e tretë shtesë përmes një ‘sllallomi’ në zonë, bëri që topi të ndalej në rrjetë dhe skuadra e ten Hag ta shijojë Botërorin i qetë.
Sakaq, në Serie A u zhvillua një 90-minutësh fantastik në Atalanta – Inter ku këta të fundit fituan me përmbysje. Pesë gola dhe spektakël për një 3-pikësh që e ngjit Interin në vend të katërt.
Vijon “show” në Itali me Roma – Torino. Një barazim që erdhi me shumë vuajtje për skuadrën e Murinjos që u ndëshkua dhe me të kuq në fund të sfidës dhe Belotin që humbi një 11-metërsh. Në fund vendosi goli i Matiç në shtesë për të mbyllur sfidën 1-1.
Jo më pak e bukur përballja Milan – Fiorentina. Kuqezinjtë siguruan në fund një fitore shumë të rëndësishme falë një autogoli pas rrëmujës së krijuar në zonë. Kampionët në fuqi mbajnë vendin e dytë por me një diferencë të konsiderueshme me Napolin (8 pikë).
Sakaq, për Union Berlin në Gjermani nuk zgjati shumë ai moment i mirë pasi skuadra u rikthye te humbjet dhe këtë radhë përballë Farjburg, ndërsa në Francë PSG nuk kursehet përballë Auxerre duke i ndëshkuar 5 herë dhe duke vijuar kryesimin e vetme.
Rezultatet:
Premier League:
Brajton – Aston Vila 1-2
Fullham – Mançester Junajtid 1-2
Serie A:
Atalanta – Inter 2-3
Monza – Salernitana 3-0
Roma – Torino 1-1
Verona – Specia 1-2
Milan – Fiorentina 2-1
Juventus – Lacio 3-0
Bundesliga:
Mainz – Eintraht Frankfurt 1-1
Frajburg – Union Berlin 4-1
Ligue 1:
PSG – Auxerre 5-0
Brest – Trojes 2-1
Lilë – Anxhers 1-0
Montpelje – Reims 1-1
Nantë – Azhaksio 2-2
Starsburg – Lorient 1-1
Monako – Marsejë 2-3