“Katar 2022” vjen në shtëpitë tona përmes…

Nga: Defrim Methasani

  • Ngjarja më e madhe futbollistike në planet, Kampionati i 22-të Botëror i futbollit, starton më 20 nëntor dhe mbyll me finalen e 18 dhjetorit.

Të gjithë në këmbë…! Eventi më i madh në futboll, kampionati botëror, do të transmetohet në Radio dhe Televizionin Shqiptar.

Edhe pak ditë na ndajnë nga ngjarja më e madhe sportive e vitit, kampionati botëror i futbollit i cili starton pasditen e 20 nëntorit në orën 17-të në stadiumin Al-Khor.

Të zotët e shtëpisë, Katari,dhe Ekuadori mik do të hapin aktivitetin e madh. Aty ku e gjithë bota sportive do jetë e përqendruar. Natyrisht një ceremoni hapëse, e përgatitur enkas, do ti paraprijë gjithëçkaje në shtetin e vogël arab.

Pyetja që shtrohet kudo është se ku dhe si mund ta ndjekin sportdashësit këtë kampionat ku e gjithë bota është me sy dhe vesh drejt Katarit, vendit organizator që për here të parë merr përsipër organizimin e botërorit dhe po për here të pare i bie që ky kampionat të luhet në stinën e dimrit.

Radio dhe Televizioni Shqiptar, kanë menduar që secili shqiptar të ketë mundësinë ideale, qoftë jashtë, apo brenda në shtëpi ta ndjekë atë. Të gjitha ndeshjet, gjithsejt 64, mund ti ndiqni në ekranin e RTSH, pa llogaritur edhe emisionin post këtyre sfidave në darkë vonë, ku do të jetë edhe një emision live ku flitet për ndeshjet dhe jo vetëm.

Ndërsa për ata që janë në udhëtim, ose ju mungon një ekran në vendin ku ndodhen, ka menduar Radio Tirana e cila ka programuar transmetimin e të gjitha ndeshjeve. Dy të parat, do të jenë me transmetim Radio – televiziv, ndërsa dy të fundit me transmetim radiofonik.

Ndërkaq, përtej transmetimit janë planifikuar edhe dy emisione që shoqërojnë ditët e zhvillimit të ndeshjeve. Nga ora 10 deri ne 11, do të jetë emisioni radiofonik, “Katari i futbollit, ndërsa dy ndeshjet e pasdites dhe darkës, do të kenë si bashkshoqëruese të tyre emisionin “ Botërori në Radio Tirana”, në moderimin e gazetares Erga Kruja me të ftuar në studio dhe permes telefonit.

Ky kampionat botëror është vërtet shumë interesant për vendin ku luhet dhe stinën se kur luhet, por po kaq emocionuese do të jenë transmetimet e ndeshjeve dhe emisioneve, në median publike RTSH, që do të jetë pranë njerëzve dhe atyre që duan ta përcjellin dhe ta shijojnë këtë mrekulli dhe magji me emrin e bukur futboll…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!