Infantino takon gjyqtarët e ‘Katar 2022’

Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, takoi 129 gjyqtarët që do të drejtojnë ndeshjet e Kupës së Botës në Katar nga 20 nëntori deri në 18 dhjetor 2022:
“Ju jeni ekipi i FIFA-s, skuadra më e rëndësishme në turne, sepse pa ju nuk do të kishte as futboll, as Botëror”.
Në Katar për herë të parë ndeshjet e Kupës së Botës do të gjykohen edhe nga femra:
“Këtu janë gjashtë femra. Por nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua, të gjithë janë gjyqtarë. Ne jemi të gjithë pjesë e njëjtit ekip”, tha Infantino. /Sportiim.al/