Italia në këmbë, Abodi letër UEFA-s: Duam ‘Euro 2032’

Në një material të sotëm të ‘Sportmediaset’ thuhet se Ministri i Sportit dhe Rinisë së Italisë, Andrea Abodi, ka firmosur një letër mbështetjeje dhe ia ka dërguar UEFA-s për kandidaturën e Federatës së Futbollit në lidhje me organizimin e Europianit 2032 në Itali.

Me këtë komunikim drejtuar UEFA-s, Abodi konfirmoi seeventi prestigjioz i futbollit europian konsiderohet një ngjarje me “interes publik dhe rëndësi kombëtare”. Në ofrimin e “mbështetjes së plotë” për FIGC-në, Qeveria ka deklaruar tashmë gatishmërinë e saj për të lehtësuar, brenda muajit mars, zbatimin e garancive me shkrim të autoriteteve kombëtare dhe lokale, si dhe përcaktimin e një grupi institucional pune për koordinimin e aktiviteteve.

Shkresa e ministrit Abodi do t’i bashkëngjitet dokumentacionit që FIGC është duke finalizuar për dërgimin e dosjes paraprake të BID-it në UEFA, afati i së cilës është caktuar më 16 nëntor dhe që konsiston në një hap të ndërmjetëm në ecurinë e punës për kandidaturën.

Dosja e plotë duhet të paraqitet brenda muajit mars, ndërsa detyra (për vitin 2032 Italia konkurron me Turqinë) pritet në mbledhjen e Ekzekutivit të UEFA-s në shtator 2023.

“Zhvillimi i qëndrueshëm i infrastrukturës sportive italiane – shkruan Abodi – përfaqëson një nga prioritetet e axhendës dhe qeverisë në fushën sportive.Kandidatura e Italisë për Euro 2032 përfaqëson një faktor themelor në përshpejtimin e këtij procesi rritjeje, duke filluar nga segmenti i stadiumit, duke patur parasysh rolin sportiv, aspektet sociale dhe ekonomike të futbollit, por duke garantuar vëmendje të barabartë ndaj sistemeve të të gjitha disiplinat sportive do t’i japim mbështetjen e nevojshme FIGC-së dhe administratave bashkiake të qyteteve që do të përfshihen në dosjen e kandidaturave, me premisën për të vlerësuar paraprakisht trashëgiminë pozitive ‘që do të jetë në gjendje Euro 2032.

Nga ana e tij presidenti i FIGC, Gabriele Gravina thotë se :”Ky është një lajm i madh për Italinë.Organizimi i ‘Euro 2032’ përfaqëson një mundësi unike për sa i përket përfshirjes dhe ndikimit ekonomik. Falënderoj ministrin Abodi me të cilin bashkëpunojmë me shumë kënaqësi dhe gjithë Qeverinë që konfirmoi se sa strategjik është ky projekt për zhvillimin e vendit në tërësi. Ne punojmë pa u lodhur për të paraqitur një kandidaturë fituese dhe të qëndrueshme me apel i madh ndërkombëtar”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!