Maratona e Athinës, eventi i madh i nëntorit

  • Athina pritet të kthehet në epiqendër të Botës për dy ditë. Britma “Nenikikamen!” nga ushtari athinas, duke përcjellë mesazhin e fitores nga fusha e betejës së Maratonës në zemër të Athinës antike, titullohet aktiviteti muzikor dhe kërcimi i sivjetëm i ceremonisë së hapjes së Maratonës së 39-të Autentike. Regjia dhe koreografia janë të Artemis Ignatiou

Ceremonia e hapjes, si çdo vit, organizohet nga SEGAS dhe drejtuesit e Maratonës dhe do të zhvillohet në prag të garës së madhe, të shtunën më 12 nëntor 2022 në orën 12:30, në sheshin historik të nisjes së Maratonës.

Realizimi i këtij eventi do të thotë zyrtarisht nisja e aktiviteteve të Maratonës së 39-të të Athinës, jo vetëm për vrapuesit, por edhe për spektatorët dhe shikuesit që do të ndjekin garat përmes ekranit në 12 dhe 13 nëntor 2022.

Interesant fakti që për këtë aktivitet historik me rrënjë athinase janë angazhuar një numër rekord nga të gjitha fushat e jetës.

Gjatë ceremonisë së hapjes do të performojë këngëtarja Rita Antonopoulou ndërsa moderimi i eventit nga Alexis Costalas. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!