UEFA Youth League/ Apolonia e nis me gol, përmbys Hajduk Split

Apolonia U19 mbyll aventurën futbollistike në UEFA Youth League për Champions League. Pasditen e sotme, ekipi që kaloi Astanën në raundin e parë, u thye për herë të dytë nga bashkëmoshatarët e Hajduk Split.

Pasi kishte fituar 0-3 në Fier, sot kroatët mes peripecive të pjesës së parë, ia dolën të përmbysin golin e minutës së nëntë shënuar nga Maksuti.

Në fakt, Apolonia teksa u barazua nga Vrçiç në të 15′-ën u desh të luante pas minutës së 33′-të me një futbollist më pak pasi Eliot Begaj u ndëshkua me të kuq.

Për të rikthyer supermacinë në gola në ‘Poljud’ të Splitit menduan Nezor (73′) dhe Pukshtas (76′). Shifat 3-1 por dhe 0-3 në të vajtjes në 26 tetor, prodhuan rezultatin e përgjitshëm 6-1 për kroatët. Apolonia e eleminuar./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!