Juventus në alarm para PSG-së, rikthehet Kieza

  • Dëmtime të shumta e penalizime kushtëzojnë Alegrin në një duel deçiziv për të qëndruar në Europë. Lajmi i mirë rikthimi i Federiko Kiezës i cili nuk luan me ‘Zonjën’ që nga janari (Roma-Juve 3-4)

Juventus në alarm para ndeshjes me PSG e vlefshme për Ligën e Kampionëve në Grupin H (21:00). Me dëmtimin e fundit të Moise Kin, trajneri i Juventusit Alegri do të duhet të heqë dorë nga një ekip i tërë për ndeshjen e sonte ndaj PSG-së.

Përveç sulmuesit të kombëtares, sonte do të mungojnë edhe Bremer, De Shilio, Paredes, Pogba, MeKin, Ake, Di Maria, Vlahoviç, Danilo por dhe disa të rinj pjesë e bardhezinjëve. Risi ftesat për barbieri (2002) dhe mesfushori Barrenekea, i lindur në 2001.

Lojtarët e thirrur për sfidën ndaj skuadrës së Parisit:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin.
Mbrojtës: Cuadrado, Alex Sandro, Gatti, Bonucci, Rugani, Barbieri.
Mesfushorët: Locatelli, Kostic, Miretti, Rabiot, Fagioli, Barrenechea.
Sulmues: Milk, Chiesa, Soulé./Klevis Bejkolli/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!