Familja Cana viziton FSHF-në

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka bërë një vizitë në Shtëpinë e Futbollit. Ai ka parë nga afër fushat stërvitore, ambientet e jashtme, tribunat si edhe sallat e fizioterapisë. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga i ati Agim Cana, ish-futbollist i njohur i Prishtinës në vitet ‘80.

Më pas ai u njoh me ambientet e brendshme të Federatës Shqiptare te Futbollit, me zyrat, sallat e konferencave etj. Lorik Cana vlerësoi vizionin e Presidentit Duka dhe stafit të FSHF, për ndërtimin e një infrastrukture të tillë efikase dhe moderne.

“Një projekt që është realizuar në mënyrë të shkëlqyer dhe krijon kushte shumë të mira si për të punuar ashtu edhe për të imponuar respekt për institucionin e futbollit shqiptar. Shtëpia e Futbollit përfaqëson një nivel të lartë prezantimi për të gjithë”, – tha Cana.

Më pas futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me kombëtaren vizitoi edhe muzemin e FSHF. Aty, shefi i Sektorit te Eventeve dhe Muzeumit Tritan Kokona, e njohu me historinë e institucionit dhe të kombëtares shqiptare, si dhe me disa momente te veçanta te futbollit tonë.

Lorik Cana u largua pas kësaj vizite që ai e quajti të këndshme dhe të domosdoshme, me premtimin se do të kthehet përsëri, për vizitë në Shtëpinë e Futbollit, që është shtëpia e të gjithëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!