Sot/ Shqipëria në testin me Arabinë Saudite

- Shqipëria do të zhvillojë sot në “Al Nayham Stadium”miqësoren me Arabinë Saudite. Në terr informativ. Kuqezinjtë e Superiores në lupën e teknikut Reja
Nisur nga stërvitja e fundit e zhvilluar në Abu Dhabi, kuqezinjtë janë parë të rreshtuar me skemën e zakonshme 3-5-2 përpara se sot në 16:30 (ora e Shqipërisë) të ndeshën me skuadrën arabe.
Në portë është vendosur i riu kuksian Elhan Kastrati, që aktivizohet me Çitadelan në Itali, para tij është pozicionuar treshja e përbërë nga Erdenis Gurishta i Vllaznisë, Eneo Bitri i Partizanit dhe Rudolf Turkaj i Laçit. Në krah pritet të aktivizohen Albion Marku i Vllaznisë dhe Andi Hadroj i Partizanit.
Ndërkohë, në qendër të mesfushës llogariten Arbnor Muçolli i Vejle, Ardit Deliu i Tiranës dhe Esat Mala i Vllaznisë. Ndërkaq, dyshja e sulmit pritet t’i besohet eksperiencës së Sokol Cikalleshit, që tani luan për skuadrën saudite të Al-Khaleej dhe shpejtësisë së Redon Xhixhës së Tiranës./Foto:Twitter/ Sportiim.al/