PSG kërkon të blindojë Mesin e Ramos, Varan do jetë në Katar

Real Madrid:

Trajneri i Real Madrid Karlo Ançeloti pas Benzema e Valverde, duket se do të humbë nesër ndaj Lajpcig (CHL) edhe sherbimet e kroatit Luka Modriç. mediat sportive raportojnë se mesfushori ka një lndim të lehtë

Ndërkohë ka zhvillme intersante në Paris.

Nga kontrata me PSG-në në fund të sezonit, dy ish ikonat e La Liga-s Lionel Mesi dhe Serxhio Ramos kanë marrë bonese pozitive në javët e fundit. Sipas le10sport.com drejtuesit e PSG-së kanë lënë hapur mundësinë për diskutim e cila dërgon në një zgjatje të aventurës së tyre në Paris.

Veçanerisht me Mesin aty ku Luis Kampos është aktiv për të zgjatur me yllin argjentinas. Drejtori i skuadrës franceze do ta mbajë dhe nëse ai pranon, palët do të diskutojnë më pas për pjesën financiare. Sikundër dhe për Ramos.

Varan:

Ekzaminimet e reja lidhur me shkallën e dëmtimit të mbrojtësit të Mançester Junajtid dhe kombëtares së Francës Rafael Varan nuk kanë hequr mundësinë e mbrojtësit për të luajtur në ‘Katar 2022’. Sipas projeksionit spitalor ky dëmtim në kofshë, nuk do ta pengojë atë që t’i përgjigjet thirrjes së trajnerit Deshamps për në Botëror./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!