Riçardo deklaron tërheqjen nga Formula 1

Piloti australian Daniel Riçardo nuk ka ndërmend të vazhdojë në Formula 1 në të ardhmen. Ai ka vendosur të tërhiqet sezonin e ardhshëm ndërsa katër garat e fundit të këtij Botërosi në Grand Prix-et me shumë gjasë do të jenë të fundit me McLaren apo diku tjetër.

Në moshën 33-vjeçare, Daniel Riçardo do të ndalë garimin në Formula 1. Në fakt piloti australian do të largohet nga McLaren pas vetëm dy sezonesh bashkëpunimi.

Skuadra britanike me shumë mundësi do ta zëvendësojë atë me Oskar Piastri në fund të kampionatit botëror i cili ul ‘qepenët’ në nëntor.

Sakaq, pas largimit nga Red Bull te Renault, më pas te McLaren, Riçardo mund të kishte kërkuar të rikthehej diku tjetër. Megjithatë, ai mori një vendim krejtësisht ndryshe nga sa pritej.Për ta raportuar Le10Sport. Foto:Twitter./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!