Transferimi i Mesit te PSG, ka një gjyq të hapur

Transferimi i Lionel Mesit te PSG po studiohet aktualisht nga Gjykata e Përgjithshme e Unionit Evropian. Gjykata mori parasysh kërkesën e Juan Brankos, avokat franko-spanjoll, i cili kishte apeluar në Komisionin Europian në gusht 2021, për të kundërshtuar këtë operacion.

Gjithëçka nisi në gusht 2021 teksa PSG bëri një goditje të madhe në hapësirën e transferimeve. I lirë nga çdo kontratë pas përfundimit të kontratës por dhe negociatave të radhës me Barcelonën, ​​Lionel Mesi kishte vendosur t’i bashkohej klubit nga Parisi deri në vitin 2023.

Ndërkohë, menjëherë pas këtij operacioni të Mesit, Juan Branko, në emër të klubit Barcelona, ka parë parregullësi teksa ​​ka kundërshtuar ligjshmërinë e drejtuar gjykatës. Pritet që në ditët në vijim të vijë dhe përgjigja e institucionit të drejtësisë. Vetë argjentiansi apo avokatët e tij ende nuk kanë reaguar për rastin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!