Shkëlqen Arsenal, Liverpul nuk del nga ngërçi

E diela europiane njohu sot fitoren e Arsenal ndaj Liverpulit 3-2 me ekipin e Mikel Artetës që kap i vetëm kreun e Premier League. ‘Topçinjtë’ me Xhakën në fushë ( mori shirtitin e kapitenit pas daljes së Odegrad), u shfaqen mjaft të fortë në ‘Emirates’ ndërsa shënoi me Martinelin dhe dy herë me Saka.

Për ‘The Reds’ kreu largohet me 14 pikë por ajo që shqetëson më shumë klubin e famshëm anglez, lidhet me lojën aspak të ngjashme me edicionet e fundit. Cikël i mbyllur? Më mirë se Jurgen Klop askush nuk mund ta thotë më me siguri.

Ndërkaq në dy takimet e tjera shënohen dy fitore të vendasëve. Derbi i Londrës Uest Hem- Fulham përfundoi 3-1 ndërsa Kristal Palasë- Lids 2-1. Sfida e fundit po zhvillohet mes Everton dhe Mançester Junajtid e cila në kohë reale gjëndët në shifrat 1-2.

Java e 10-të, Premier League:

Arsenal- Liverpul 3-2

Kristal Palasë- Lids 2-1

Uest Hem- Fulham 3-1

Everton- Mançester Junajtid 1-2 kohë reale/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!