Trishtimi/ Shuhet Muhedini

Pas Sulejman Maliqatit një tjetër legjendë e portës shqiptare largohet nga jeta. Ish portieri i Partizanit dhe ekipit Kombëtar, Bashkim Muhedini u shua në moshën 74 vjeçare teksa jetonte në SHBA.

Njoftimi vjen nga klubi Partizanit i cili shkruan në Facebook:

LAMTUMIRË BASHKIM MUHEDINI!Ish-portieri i kuq është ndarë sot nga jeta në moshën 74-vjeçare FK Partizani me hidhërim të thellë përcjell lajmin e ndarjes nga jeta të Bashkim Muhedinit. Familja e kuqe ka humbur një tjetër ish-portier kampion dhe pjestar të ekipit tonë Kombëtar, zemra e të cilit ndaloi së rrahuri në moshën 74-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetonte prej kohësh. Muhedini rregjistron një karrierë dhjetëvjeçare me Partizanin, skuadër me të cilën do të shpallej edhe Kampion i Ballkanit me klube. FK Partizani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Bashkim Muhedini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!