U19/ Apolonia, gati të shkruaj historinë me Astanën

U19 Apolonia- U19 Astana (1-1) dueli europian i kthimit sot në 14:00 në Fier

Apolonia e moshave U19 ka shansin e madh sot të shkruaj historinë në futbollin e këtij niveli në Europë. Për “UEFA Youth League”. Apolonia U19 do të zhvillojë sot në orën 14:00 në “Loni Papuçiu” të Fierit sfiden e kthimit me kazakët e Astana U19.

Pas barazimit 1-1 në Kazakistan teksa Apolonia shënoi e para dhe dominoi në lojë, shanset për kualifikim janë mjaft prezente.

Trajneri Bledar Borova me të tijtë duken gati ndërsa përgjatë gjithë këtyre ditëve kanë intensifikuar përgatitjet të cilat i kryen në Durrës.

Kalimi drejt turit të dytë pritet të shoqërohet me bonuse akoma më të mëdha në aspektin financiar dhe sportiv./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!