Murinjo: Rekordi i Ferguson? Dua tri pikë ndaj Betis

Portugezi në prag të fitores numër 107, nga Trigoria tregon Romën e tij para një sfide të rëndësishme.

E pret një finale e madhe nëse ai me Romën e tij dëshiron të dalë nga Grupi C i Europa League. Zhoze Murinjo sot para mediave teksa i dha shumë përgjigje mediave, foli jo për rekordin ndaj Sir Ferguson por për ata tri pikë që i duhen ndaj Betisit në ‘Olimpico’.

Paralelisht shpjegoi se Dibala do të jetë gati, në fushë dhe Zalevski.

Rekordi i Ferguson është një stimul më shumë? Murinjo shprehet:

“Nuk është një stimul shtesë. Jam krenar për 106 fitoret. Pavarësisht nëse 107 do të arrijë nesër ose javën tjetër, unë do të jem gjithmonë krenar për karrierën time.

E kam thënë gjithmonë se kjo është për të kaluar kohën kur të përfundoj karrierën time, në të cilën do të kem kaq shumë gjëra për të menduar dhe kujtuar.

Tani gjëja më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen e radhës që është e një standardi shumë të lartë dhe është nesër. Nuk dua të fitoj për të thyer rekordin e Sir. Aleks. Dua të fitoj sepse na duhen pikë, kemi vetëm tre dhe nuk mjaftojnë”.

Ndërkohë pas dy takimëve në Grupin C, kryeson Betis me 6 pikë. Roma dhe Ludogorets kanë nga tre ndërsa HJK Helsinki zero pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!