Impianti modern, AEK kthehet në shtëpi

AEK Athinë, pas afro 20 vitesh (19 vite e 5 muaj) është kthyer në shtëpi.

Në një festë madhështore që ndërthurte elementin emocional me një shfaqje avangarde, faktorët sportivë u futën për herë të parë në ‘Agia-Sofia Opap Arena’, përmes një protokolli feste e ekzemplare.

Tri ditë më parë, stadiumi u mbush nga 30 mijë tifozë dhe miq të klubit të famshëm helen, të cilët shijuan çdo moment të gati dy orëve të hapjes për tu larguar të lumtur, të emocionuar por edhe me sigurinë se skuadra po ndryshon faqe dhe po bëhet shumë më e fortë tani që ka “kështjellën” e vet”.

Përveç një skuadre me 23 futbollistë të ftuar të së shkuares, në këtë ceremoni madhështore nuk mungoi as 92 vjeçari Kostas Nestoridis ish qendërsulmues klasi i AEK në të shkuarën./Foto Twitter/Sportiim.al/

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!