Higuain, lamtumira mes lotëve

Pas një karriere të gjatë të kurorëzuar me fitore dhe trofe të shumtë, Il Pipita vendos të shpallë lamtumirën e tij me futbollin e luajtur pas dy ndeshjeve të fundit të MLS në fund të të cilave do t’i skadojë kontrata me Inter Miami CF.

Sulmuesi argjentinas i lindur në 1987 tha gjatë konferencës së lamtumirës për shtyp: “Pas 17 vitesh e gjysmë si lojtar profesionist, karriera më e mirë që mund të kisha bërë, ka ardhur koha të them lamtumirë – tha dukshëm i prekur – e ndjej se futbolli më ka dhënë shumë. Unë dhashë gjithçka dhe më shumë. Kam qenë i privilegjuar të jetoj këtë profesion. Faleminderit të gjithë atyre që u përgjigjën me besimin tek unë”.

Orlando City dhe Montreal do të jenë dy kundërshtarët e fundit të karrierës së argjentinasit i cili filloi në vendin e tij me fanellën e River Plate. Më pas vazhdoi në Madrid te Reali, në Itali, me Napolin, Juventusin dhe Milanin. Para se të mbërrinte në Shtetet e Bashkuara, ai u shfaq edhe në Premier League.

Në librin palmares, Pipito, krenohet me disa tituj kombëtarë: 3 Liga (Real Madrid); 3 Seria A (Juventus); 1 Kupa e Spanjës (Real Madrid); 2 Superkupa e Spanjës (Real Madrid); 3 Kupa e Italisë (Napoli; Juventus); Superkupa italiane (Napoli) dhe ndërkombëtare: 1 UEFA Europa League (Chelsea). Sulmuesi argjentinas ka shënuar 277 gola dhe ka dhënë 84 asistime në mbi 500 ndeshje të luajtura gjatë karrierës së tij.

Ai ishte sigurisht një lojtar që i dha aq shumë futbollit modern. Me siguri futbollistët e gjeneratës së ardhshme do të kenë një figurë më shumë si referencë për t’u frymëzuar nga ajo performancë e Gonzalo Higuain. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!