Derbi i madh, Partizani- Tirana në “Air Albania Stadium”, gjykon Xhaja

Partizani- Tirana sot derbi i madh i kryeqytetit numër 168-të për llogari të javës së 6-të Abissnet Superiore.

Do të luhet në Arenën Kombëtare me fillim orën 19:00. Të kuqtë kryesojnë tabelën e klasifikimit me 12 pikë ndërsa Tirana gjëndët në vend të 5-të me 8 pikë.

Partizani:

Vjen pas fitores së fundit në kampionat me Kukësin në transfertë 1-2 dhe barazimit pa gola në të vajtjes me Orikun në Kupë, luajtur në ‘Kompleksin Partizani’. Kontigjenti duket i plotë ndërsa trajneri Kolela dje në dajlen për shtyp, tha se formacioni do të jetë sekret deri në fund. I është rikthyer mesfushori 22 vjeçar nga Kongo Matondo. Dilema për një vend mes Da Silva dhe Hoti. Të dy mesfushorët u shfaqën jo në lartësi në minutat e Kupës më 28 shtator.

Formacioni i mundshëm: Rexhemi; Hadroj, Bitri, Sota, Atanaskoski; Rrapaj, Matondo, Murataj; Da Silva, Cara, Skuka.

Tirana:

Në shëndet të plotë. Bardheblutën fituan 4-0 ndaj Teutës dhe 0-3 në Kupë në Koplik me Veleçikun. Për Orges Shehin dilemat janë minimale pasi të gjithë janë gati.

Formacioni i mundshëm i Tiranës:

Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Deliu, Aleksi, Kallaku, Hasani, Xhixha, Patrik.

Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, është caktuar për të drejtuar derbin. Ai ka si asistentë Rejdi Avdon dhe Nertil Bregasin. /Sportiiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!