Bajern e Bilbao e nisin me poker, Marseja fiton jashtë

Rikthehen ndeshjet europiane me kampionatet elitare të cilat luajtën disa ndeshje.

La Liga ofroi Bilbao-Almeria 4-0, Bundesliga duelin e Bajernit të Mynihut me Bajer Leverkusën po 4-0 ndërs në Ligue 1 Angers-Olimpik Marsjë 0-3.

Ndërkohë Primiera Liga portugeze zhviloi dy ndeshje. Ka përfunduar Sporting Lisbonë-Gil Viçente 3-1 ndërsa pjesa e parë Porto- Braga u mbyll 2-0 (vijon).

Nesër Premier League me ndeshjen hapëse Arsenal-Totenhem. Një derbi i Londrës i cili i paraprin 6 dueleve të tjera të javës së 9-të. Gjithashtu të shtunën rifillon Seria A (Inter-Roma në 18:00) me tri duele.

La Liga ofron 4 takime teksa Bundesliga ka në program 6 përballje./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!