E prapambetur/ Prishtina nuk e thyen Dritën

24 orë pas triumfit të Kosovës 5-1 ndaj Qipros zhvillohet ndeshja Prishtina- Drita. Në fund shifrat e bardhë 0-0

Sot në “Fadil Vokkri” të Prishtinës u zhvillua ndeshja e prapambetur e javës së 4-ët ndërmjet Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit. Sfida e luajtur në një atmosferë fantastike të krijuar nga tifozët edhe pse ishte e luftuar taktikisht deri në fund, nuk prodhoi asnjë gol.

Ndërkohë më herët (13:00) Malisheva u mund nga Ballkani 2-3.

Pas këtyre ndeshjeve, klasifikimi i mbetet Driës me 18 pikë, ndjek Ballkani (ka dy takime më pak) me 15 dhe Gjilani me 14. Prishtina vjen e 4-ta me 12 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!