Nations/ “Finale” në Ligën A, Italia kërkon kreun

Grupi 3 i Ligës A rezervon sfida mjaft interesante në mbrëmje. Hungaria përballet me Italinë për një vend në katërshen finale. Hungarezët kryesojnë me 10 pikë, teksa ndjek Italia me 8 dhe me një fitore sot mund të rrëmbejë kryesimin.

Sakaq, Anglia dhe Gjermania luajnë një “miqësore” në mbrëmje pasi Anglia ka rënë tashmë nga Liga A, ndërsa Gjermania mbetet aty.

Luajnë sot xhiron e fundit edhe Grupet B, C dhe D.

Ndeshjet dhe orari:

Liga A, Grupi 3:
Angli – Gjermani 20:45
Hungari – Itali 20:45

Liga B, Grupi 3:
Mali i Zi – Finlandë 20:45
Rumani – Bosnje & Hercegovinë 20:45

Liga C, Grupi 4:
Gjibraltar – Gjeorgji 20:45
Maqedoni e Veriut – Bullgari 20:45

Liga D, Grupi 2:
San Marino – Estoni 20:45/Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!