Holanda e Kroacia në ‘Final Four’, Franca turbull

  • Nations League, mbyllen ndeshjet në disa grupe. Mbrëmje historike për Marko Arnautoviç: qendërsulmuesi i Bolonjës, arrin zyrtarisht 104 takime me kombëtaren austriake, duke u bërë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Austrisë.

Edhe pse Danimarka ia doli të surprizonte e të fitonte ndaj Francës 2-0, është Kroacia ajo që do të kalojë në katërshen finale pas triumfit me Austrinë. Jashtë Ligës A mbetet Austria që me një pikë më pak se francezët u rendit e fundit në Grupin 1 të kësaj lige.

Sakaq, Holanda siguroi vendin e parë në Grupin 4 pas triumfit ndaj Belgjikës, ndërsa Uellsi do të kalojë në Ligën B për sezonin e ardhshëm.

Grupi 1 i Ligës C mbyllet me fitoren e Ishujve Faroe ndaj Turqisë që e kishte siguruar ngjitjen një ligë më lart, ndërsa Lituania do të shkojë në play-off me skuadrat që rrezikojnë rënien në ligën e fundit.

Më herët Azerbajxhani i De Biazit mori një fitore 3-0 për statistikë ndaj Kazakistanit që e mbyll në vendin e parë të Grupit 3 në Ligën C me 13 pikë. Bjellorusia mbetet e fundit në këtë grup duke rrezikuar rënien një ligë më poshtë.

Sakaq, renditja përfundimtare në Grupin 1 të ligës së fundit sheh Letoninë dhe Moldavinë që mbajnë kreun me pikë të barabarta, por janë letonezët ata që do të ngjiten në Ligën C.

Rezultatet:

Liga A:
Austri – Kroaci 1-3
Danimarkë – Francë 2-0
Holandë – Belgjikë 1-0
Uells – Poloni 0-1

Liga C:
Ishujt Faroe – Turqi 2-1
Luksemburg – Lituani 1-0
Azerbajxhan – Kazakistan 3-0
Sllovaki – Bjellorusi 1-1

Liga D:
Andorrë – Letoni 1-1
Moldavi – Lihtenshtejn 2-0 /Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!