Zhgenjeu në Nations, shtypi “masakron” Anglinë

Në faqet e para angleze sot, e shtunë 24 shtator 2022, i jepet hapësirë ​​e mjaftueshme eliminimit të Anglisë në Ligën e Kombeve kundër Italisë.

Një moment aspak i mirë për kombëtaren e Southgejt, me vetëm 57 ditë para Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Verdikti; Vendi i fundit në grupin e Ligës së Kombeve (A3) duke zbritur në Ligën B.

Dështimi vjen sërish nga humbja me Italinë e cila gjatë verës së kaluar e mundi në Londër në finalen e ‘Euro 2020’

Shtypi vendas në ishull del me titujt:

The Telegraph: “Nata e mjerimit të Anglisë”
The Tims: “Një lojë që duhet rregulluar”
Star Sport: “Asnjë fitore, pa gola, pa ide”
Daily Express: “Poshtë e lart”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!