Muçi shënon në miqësore, trajneri e vlerëson me ’10’

Trajneri Kosta Runjaiç: “Muçi u paraqit shumë mirë, ai përbënte kërcënim të madh për kundërshtarin”

Nuk e ftoi Kombëtarja por Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Poloni. Me kampionatin që ka ndalur për shkak të ndeshjeve të Ligës së Kombëve, kryesuesit e Legias së Varshavës, luajtën pak çaste më parë një miqësore me Stal Mielec.

Miqësorja u hap nga goli i tiranasit që në minutën e 6-të ndërsa më pas shënuan dhe Baku e Navorcki për një 3-0 final. Në këtë duel testues, Ernest Muçi luajti si një lojtar ’10’ -ësh.

Muçi vrapoi në zonën e penalltisë pas një pasimi nga Augustyniak goditi e mundi Przemysłav Peksa me një gjuajtje tokazi në shtyllën e dytë.

Sakaq nga minuta e 62′ në fushë për Legian, u hodh edhe mesfushori Jurgen Celhaka./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!