Kroacia fiton ‘finalen’ me danezët, Turqia blof…

Nations League/ Franca gjen fitoren e parë, gëzojnë edhe Kroacia, Belgjika e Holanda
Franca siguron fitoren në pjesën e dytë përballë Austrisë me dy gola të shpejtë. Mbape dhe Zhiru i japin 3 pikë morali “Gjelave” që janë në pozita jo shumë të favorshme në Grupin 1 të Ligës A, në të cilin kryeson Kroacia pas fitores me Danimarkën 2-1.
Fitore kanë marrë edhe Belgjika e Holanda. Belgët mposhtën Uellsin 2-1 ndërsa “Tulipanët” udhëheqin klasifikimin në Grupin 4 po të kësaj lige pas triumfit ndaj polakëve 0-2.
Një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar u zhvillua mes Turqisë e Luksemburgut që u mbyll me 6 gola të shënuar. Vendasit nuk e patën aspak të lehtë përballë luksemburgasve të cilëve arritën t’i merrnin vetëm një barazim. Pavarësisht rezultatit, Turqia e ka siguruar tashmë kalimin në Grupin 4 të Ligës B.
Sakaq, Azerbajxhani i De Biazit fiton me vështirësi përballë Sllovakisë. 1-1 deri në minutën e 95′-të kur Hagverdi i jep fitoren e dytë në grup skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri i Shqipërisë.
Rezultatet:
Liga A
Francë – Austri 2-0
Kroaci – Danimarkë 2-1
Belgjikë – Uells 2-1
Poloni – Holandë 0-2
Liga C
Turqi – Luksemburg 3-3
Lituani – Ishujt Faroe 1-1
Kazakistan – Bjellorusi 2-1
Sllovaki – Azerbajxhan 1-2
Liga D
Letoni – Moldavi 1-2
Lihtenshtejn – Andorrë 0-2 /Sara Gjidiaj/