Hamilton i bindur: Nuk tërhiqem nga F1

  • Piloti i Mercedes: “Do të jem gjithmonë me Mercedes deri në ditën e fundit të karrierës aktive”

Pas dominimit në Formula 1 për vite me radhë ndërsa ka 7 tituj botërorë të fituar, Luis Hamilton po kalon një sezon më të komplikuar nga sa parashikohej. Pyetjet për të ardhmen e tij dhe mbylljen e mundëshme të karrierës së 37 vjeçarit janë në rritje. Por britaniku ndihet mirë dhe nuk ka ndërmend të ndalet shpejt.

Ashtu si Mercedes, sezoni i Hamilton është i ndërlikuar. I gjashti në renditjen provizore të pilotëve, britaniku është 167 pikë prapa liderit Maks Verstapen duke mbetur larg mundësisë për tu ngjitur në ‘pod’.

Një situatë e cila mërzit fansat e tij pasi të dy pilotët vetëm një edicion më parë, garuan dhëmb për dhëmb deri në garën e fundit Grand Prix. Megjithatë për momentin britaniku nuk ndihet ende gati të mbyllë.

“Më pëlqen ajo që bëj dhe nuk kam ndërmend të ndalem së shpejti”, tha ai ndër të tjera në një intervistë për faqen zyrtare të Formula 1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!