Zhires shpalos idetë para sfidave të Nations

Sikundër ishte parashikuar në axhendë, sot trajneri i Kosovës Alen Zhires doli para mediave për të folur lidhur me sfidat e Dardanëve për ndeshjet me Irlandën e Veriut dhe Qipron për Ligën e Kombëve. (Grupi 2, Liga C )

Kosovës për këto ndeshje do t’i mungojnë mbrojtësit e krahut, Mërgim Vojvoda e Leart Paqarada, si dhe sulmuesi Shkëlqim Vladi.

Më tej francezi ka thënë se për këtë grumbullim ka ftuar lojtarët që ishin në formën më të mirë në fillim të këtij edicioni dhe që janë të rëndësishëm për ekipet e tyre.

Zhires:

“E dini sigurisht qëllimin e këtij grumbullimin, i cili është për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros. Me rastin e këtyre ndeshjeve kemi përgatitur një listë të lojtarëve dhe mënyrën se si e kemi bërë zgjedhjen e tyre është se kemi grumbulluar lojtarët të cilët kanë qenë në formë.

Lojtarët që ishin të rëndësishëm në ekipet e tyre i kemi ndjekur dhe ftuar për këtë grumbullim.

Është e rëndësishme që të fitojmë bazën e ekipit dhe jemi të fokusuar të sjellim sa më shumë lojtarë të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit. Ne kemi bazën e lojtarëve që janë të rëndësishëm, por kemi sjellë edhe lojtarët e perspektivës.

Kjo është ajo që e karakterizon këtë grumbullim. Si herët tjera, sikurse në qershor për fat të keq përballemi me mungesa shkaku i dëmtimëve dhe por edhe arsye tjera. Dhe është shqetësuese që javën e fundit janë lënduar disa lojtar. Do t’i zëvendësojmë me ata që i kemi në listën tjetër.

Lista fillestare ishte në 26 pastaj është reduktuar në 23 shkaku i lëndimeve. Do të shohim cila është rruga më e mirë për ti zëvendësuar këta lojtarë. Duhet të shikojmë pozitat e të lënduarve dhe pastaj ti zëvendësojmë, pasi ende nuk kam emra konkret.

Në krahasm me pjesën ofensive që kemi lojtarë nuk kemi telashe, por është pak problematike zëvendësimi i Paqaradës, pasi lojtarët tjerë kanë pak përvojë në lojërat ndërkombëtare. E për shkak të kësaj është pak problematike për të gjetur zëvendësimin e duhur”.

Ndërkohë ai flet për rastin Mërgim Berisha që sipas trajnerit nuk i është përgjigjur pozitivisht si dhe largësinë që ka Valon Berisha nga Australia për tu bashkuar me grupin./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!